Vllaznia do të kërkojë ditën e nesërme fitoren në ndeshjen e javës së 14-të të Abissnet Superiore, pikërisht në transfertë kundër Kastriotit në orën 13:00. Skuadra e Mirel Josës vjen pas një humbjeje delikate në shtëpi ndaj Egnatias.
Synimi i shkodranëve në këto dy takime të fundit është marrja e pikëve të plota, edhe pse vështirësitë janë prezente, duke qenë se luajnë me Kastriotin dhe Teutën, të cilët edhe pse renditen momentalisht në vendet e fundit, mbeten dy kundërshtarë të fortë këtë sezon.
Në ndeshjen e fazës së parë, të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, të besuarit e Josës mposhtën Kastriotin me një gol të Ardit Hoxhajn, me ndeshjen që në fund u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 për Vllazninë.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, kuqeblutë do të kërkojnë vetëm fitoren me objektivin për t’u ngjitur në tabelë. Aktualisht, pas 13-javësh kampionat, Vllaznia pozicionohet në vendin e gjashtë me 19-pikë, duke qenë plot shtatë pikë më pak se sa vendi i parë i renditjes, që momentalisht mbahet nga Partizani.
Maringlen ZHIVANI