Faqet e para të mediave kroate, pas eliminimit të Kombëtares së Zlatko Daliçit, kanë qenë të gjitha me tone të ashpra, por edhe me shumë ironi brenda shkrimeve, sidomos komenteve të analistëve dhe figurave të rëndësishme sportive në vend.

Në komentin e “Jutarnji.hr”, një shkrim i gjatë përmblidhte të gjitha rastet, ato favore të marra deri në gjysmëfinale nga Lionel Mesi dhe Argjentina, si dy nga katër penalltitë e marra në favor dhe tutelimi që shpesh iu bënte nga arbitrat vetëm numrit 10 bardhekaltër, ndonëse nuk mund të mungonte as risjellja në kujtesë e frazës së Pepes së Portugalisë.

Dhe pikërisht bazuar në shpërthimin e mbrojtësit luzitan mbyllej edhe komenti i “Jutarnji.hr”: “Jepjani këtë m… trofeu Mesit, të shpëtojmë të gjithë!”

Ne fakt komente te tilla kane dale me pare edhe nga perfaqesues te ekipeve te tjera te cilet mendojne se Argjentina eshte favorizuar nga arbitrat sepse FIFA sipas tyre e ka paracaktuar fituesin e ketij Boterori.