Në stadiumin “Loro Boriçi”, ditën e djeshme, u luajt ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Të kuqtë e kryeqytetit kaluan të parët në avantazh nga goli i Malës në minutën e 3-të, ndërsa shkodranët baraspeshuan gjithçka me anë të Aralicës, i cili u tregua i saktë me një goditje me të djathtën nga brenda zonës, duke mposhtur Alban Hoxhën.

Në pjesën e dytë, me gjithë përpjekjet e shkodranëve, rezultati nuk ndryshoi. Në barazim 1-1 u mbyll koha e rregullt dhe për të përcaktuar ekipin, që do të kualifikohej për në finale, nevojitej koha shtesë dhe penalltitë.

Kështu kjo ndeshje, Vllaznia-Partizani ishte ndeshja e parë në stadiumin “Loro Boriçi” të rikonstruktuar, që shkon në shtesë dhe penallti.
Maringlen ZHIVANI