Sukseset për ekipin e boksit të Vllaznisë nuk kanë të sosur. Pas titullit kampion të fituar dy muaj më parë, pasditen e sotme ky ekip ka fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Ka ndodhur kështu pas ndeshjeve finale të zhvilluara në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ekipi shkodran ka arritur të nxjerrë pesë boksierë fitues teksa përveç të zakonshme Guri, Kajoshi e Vjerdha, ka spikatur edhe fitorja e të mirënjohurit Sulejman Dashi që rikthehet pas shumë vitesh në ring dhe u shpall sërish fitues ashtu siç bënte para se të emigronte drejt Gjermanisë.

Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e nderimit të më të mirëve ku kupën e ekipit fitues të këtij aktiviteti, presidenti i Federatës Kalivopuli ia ka dorëzuar trajnerit Zef Gjoni.

Ky i fundit për mediat do të shprehej kështu pas suksesit të rradhës: “E kam thënë se boksi shqiptar flet vetëm shkodranëshe dhe kështu do të vazhdojë të flasë edhe në të ardhmen”.

 

Fituesit sipas peshave:
49 kg Fabjan Qekaqi (Vllaznia)
52 kg Vuksan Guri (Vllaznia)
56 kg Ardit Murja (Teuta)
60 kg Krenar Zeneli (Flamurtari)
64 kg Indrit Sokoli (Tirana)
69 kg Anxhelo Merkohasanaj (Tirana)
75 kg Arjon Kajoshi (Vllaznia)
81 kg Bekim Vjerdha (Vllaznia)
91 kg Sulejman Dashi (Vllaznia)
+91 kg Indrit Laçi (Tirana)

Boksieri më teknik: Ardit Murja (Teuta)
Boksieri më luftarak: Krenar Zeneli (Flamurtari)
Boksieri më i mirë: Indrit Laçi (Tirana)

 

Renditja ekipore:
1. Vllaznia
2. Tirana
3. Flamurtari/ Teuta

© shkodrasport.com