Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznia ka arritur një fitore të pastër sot ndaj Korabit me rezultatin 3-0. Vajzat dibrane nuk kanë mundut të rezistojnë dot ndaj atyre shkodrane dhe për rrjdhojë, vetëm sa kanë luajtur tre setet dhe në fund kanë dalë të mundura.Seti i parë është mbyllur në shifrat 25-12 për Vllazninë e drejtuar nga trajneria Sadije Gogaj dhe nga kapitenia Ana Gjelaj në fushë.
Edhe në setin e dytë është e njëjta epërsi madje miket shënojnë vetëm 11 pikë përkundër 25 pikëve të Vllaznisë. Në setin e tretë do të rregjistrohej rezultati 25-14 dhe kësisoj, me fitoren e të tre seteve, skuadra shkodrane ka arritur një fitore të pastër në këtë javë duke forcuar edhe më shumë pozitat e saj në vendin e tetë të renditjes. Ajo ka lënë poshtë vetes vetëm Dinamon dhe Korabin megjithatë ia ka arritur të kapë objektivin e vet duke u renditur në tetë skuadrat më të mira të kampionatit dhe kalimin për në fazën tjetër.
www.shkodrasport.com