Vllaznia vijon paraqitjen e mirë në kampionatin e meshkujve në basketboll, duke mundur dje 96-70 Elbasanin në fushën e këtij të fundit, sfidë e vlefshme për javën e 15-të. Ndeshje ku epërsia e skuadrës shkodrane erdhi në rritje dhe fitorja ishte e merituar, sukses që mban Vllazninë në vendin e tretë në renditje. Elbasani reziston në periodën e parë, një 10-minutësh i ekuilibruar, që mbyllet 20-22 për miqtë.

Në çerekun e dytë Vllaznia nis të shkëputet, duke luajtur shpejt dhe ka epërsi në çdo drejtim. Shkodranët udhëheqin 39-52 në përfundim të gjysmës së parë, avantazh që i jep mundësi trajnerit Gjeçaj të aktivizojë edhe djemtë e rinj në fushë, duke administruar avantazhin. Elbasani nuk arrin të rivalizojë, ndërsa Vllaznia shkurtet edhe më shumë.
Elbasani-Vllaznia 70-96
(20-22, 19-30, 21-21, 10-23)

www.shkodrasport.com