HomeBASKETBOLLVllaznia për meshkuj humbet në shtesë edhe sot ndaj Apolonisë

Vllaznia për meshkuj humbet në shtesë edhe sot ndaj Apolonisë

Të pafat basketbollistët e Vllaznisë. Ashtu si dhe femrat që humbën paradite në shtesë ndaj Skënderbeut, edhe meshkujt e kanë pësuar në të njëjtën mënyrë në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme ndaj Apolonisë. Kjo ndeshje është luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Nga sa merret vesh, basketbollistët shkodranë kanë qenë gjithnjë në avantazh deri në sekondat e fundit të ndeshjet kur fierakët e drejtuar nga i mirënjohuri Gazmend Çaçi kanë arritur të barazojnë shifrat në 66-66.

Në kushte të tilla, të dy ekipet i janë drejtuar shtesës prej 5 minutash e cila sërish ka rezultuar e pafat sepse në fund ka fituar Apolonia 76-75. Në këtë mënyrë, brenda dy ditësh Vllaznia ka humbur në mënyrë dramatike dy ndeshje të rëndësishme ndaj rivalëve direkt, Kamza Basket dhe Apolonisë. Megjithatë, ajo çfarë jep garanci për skuadrën shkodrane është loja e mirë që ajo po zhvillon dhe kjo është një garanci për ndeshjet e ardhshme.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments