Neser ne Shkoder do te zhvillohet nje ndeshje shume interesante volejbolli. Do te jete nje miqesore ne mes ekipit te femrave te Vllaznise dhe atij te MSU Denver (Metropolitan State University of Denver) te Amerikes.
Po cili eshte qellimi i kesaj miqesoreje? Arsyeja eshte nje emer: Amela Qershia. Ish- volejbollistja e Vllaznise prej disa vitesh tashme jeton ne Amerike dhe eshte pjese e ketij ekipi qe merr pjese ne Divizionin e dyte ne Amerike. Ne sezonin e fundit ky ekip eshte renditur ne vendin e 3-te ne gjithe Amerik per divizionin e dyte ne volejboll per femra me nje rekord prej 30 fitoresh dhe vetem 2 humbje.
MSU Denver nderkohe e ka ne program qe çdo vere te beje udhetime ne vende dhe kontinente te ndryshme dhe kete vit ka zgjedhur Europen. Destinacioni kane qene disa vende, perfshi ketu edhe Kroacine ne Ballkan, por ka qene kerkese e volejbollistes shkodrane Amela Qershia per te vizituar edhe Shqiperine, qe i ka bindur drejtuesit e ekipit te fusin ne agjende edhe Shqiperine.
Dhe destinacioni sigurisht qe do te ishte Shkodra. Per kete arsye, neser ne oren 10.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te kete edhe nje miqesore ne mes Vllaznise dhe MSU Denver.
Ajo qe eshte interesante ka te beje me faktin se presidenti Zekja per te respektuar edhe me shume figuren e Amela Qershise, ish- volejbollistes se Vllaznise dhe te kombetares shqiptare, ka ftuar per kete miqesore te gjitha volejbollistet shkodrane qe luajne brenda dhe jashte vendit.
Nje gje e tille behet per te respektuar se pari kolegen e tyre, por edhe miket nga Amerika. Nje ndeshje per te mos u humbur, ku mbi te gjitha nuk ka rendesi se kush do te fitoje ne fushen e lojes sepse e rendesishme ne raste te tilla eshte te fitoje miqesia mes vajzave.
Gjergj KOLA