Sot, Vllaznia do të luajë kundër Kamzës, ndeshje e vlefshme në basketboll për meshkuj. Ky takim do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është klubi shkodran që bën thirrje për prani të madhe të tifozëve në mbështetje të ngjyrave kuqeblu.

Përmes një postimi në kanalin zyrtar, shkruhej: “Mos harroni sot: Vllaznia – Kamza, ora 18:00. Ftojmë tifozët shkodranë të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës”.

Jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll sportdashësit shkodranë janë kontribues të këtij sporti jo shumë të zhvilluar në vendin tonë. Momenti qe po kalon ekipi i basketbollit ne fakt nuk eshte i mire dhe padyshim qe kerkohet edhe nje ndihme e sportdashesve.

Pritet qe ne shkallet e pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te kete shume tifoze shkodrane ne mbeshtetje te basketbollisteve te drejtuar nga trajneri kroat Neven Plantak.