Duhej të ishte dhënë mbrëmë njëfarë përgjigje për Shpëtim Duron por nuk ka ndodhur kështu. Drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë arritur ende në një përfundim të qartë se çfarë do bëjnë me punën e trajnerit. Tashmë është bërë e qartë se Duro ka marrë një ofertë zyrtare nga ana e skuadrës së Kukësit. Majde kjo e fundit, I ka vënë kusht atij të kthejë përgjigje shumë shpejt sepse duan të gjejnë trajnerin e ri pa kaluar shumë kohë. Në kushte të tilla, natyrshëm që tekniku kryeqytetas ka komunikuar me mesazhe me drejtorin sportiv të kuqebluve Armir Grima duke I kërkuar atij të dijë se ku kanë mbetur bisedimet. Në fakt, nga sa bëhet e ditur deri mbrëmë, shkodranët ende nuk kanë vendosur përfundimisht se kush do jetë trajneri I ri I tyre. Rrethi I kandidaturave është ngushtuar shumë megjithatë në “pole” duket se mbetet Duro. Megjithatë, për të mbërritur në këtë përfundim sigurisht që duhet mbledhur këshilli I trajnerëve dhe më pas duhet një takim I fundit me kryebashkiakun Luka. Por kjo gjë nuk ka ndodhur dje sepse ky I fundit ka patur një fatkeqësi familjare pasi ka humbur xhaxhanë e tij dhe ka qenë I angazhuar me ceremonitë e zakonshme në raste të tilla. Në mungesë të një takimi me Lukën, shumë gjëra kanë mbetur enigëm. Por duke qenë kështu, ende nuk është e qartë nëse do t’I kthehet përgjigje apo jo sot Duros. Ai e prêt një të tillë dhe me shumë mundësi, deri në drekë, dikush nga Shkodra do t’I telefonojë ose do të shkojë për ta takuar në Tiranë. Nuk përjashtohet mundësia që edhe nëse takohen, ata të mos bien dakord sepse nga sa merret vesh, mes palëve në dy takimet e tjera që janë zhvilluar, nuk ka patur asnjë bisedë për anën financiare të kontratës apo dhe kushtet që kërkon trajneri për të punuar. Tani që në lojë ka hyrë edhe Kukësi, “ujërat mund të jenë trazuar” disi. Pazari mund të jetë rritur dhe ndoshta edhe një arsye tjetër është ajo e dëshirës së madhe që Kukësi ka për të bërë një ekip të mirë këtë sezon dhe financat I kanë. Nga ana tjetër, në Shkodër ende nuk është deklaruar sa do jetë buxheti e për më tepër, ka shumë dilema edhe sa I takon gjetjes së lojtarëve cilësorë. Për këto arsye, edhe nëse drejtuesit e Vllaznisë dhe Duro takohen sot në drekë, ata mund të mos bien dakord për kushtet e kontratës. Nëse ndodh kështu, atëherë I vetmi nga kandidatët në lojë duket se mbetet shkodrani Armando Cungu. Kjo sepse nga sa bëhet e ditur, gjatë kthimit nga Sllovenia drejtori sportiv Armir Grima, ka patur një ndalesë edhe në Kroaci ku është takuar dhe ka biseduar me Ardian Koznikun një tjetër kandidat për trajner dhe në kushte të tilla, edhe ai mund të ketë rënë poshtë. Kush do jetë trajneri I ri I Vllaznisë? Sot kjo pyetje mund të marrë një përgjigje. Nëse vendoset për Duron, ajo mund të mbyllet sot. Nëse mbetet ajo e Cungut, mund të presë edhe ndonjë ditë më shumë, pse jo për të studiuar edhe ndonjë kandidat tjetër që mund të dalë në lojë në minutat e fundit.
Gjergj KOLA