Vllaznia e basketbollit te meshkujve peson nje tjeter humbje ne kampionat. Pasditen e sotme ajo eshte mundur ne Vlore nga Apolonia me rezultatin e thelle 91-47.
Basketbollistet shkodrane jane shfaqur shume inferiore ndaj fierakeve te cilet e kane dominuar takimin nga fillimi e deri ne fund teksa e kane mbyllur ndeshjen me nje avantazh prej 44 pikesh ne favorin e tyre.
Ne perioden e pare, Vllaznia eshte munduar me veshtiresi te rivalizoje por ka qene e pafuqishme dhe si rrjedhoje ky 10 minutesh do te mbyllej ne shifrat 27-12 ne favor te Apolonise. Perioda e dyte do te mbyllte gjithçka sepse vendasit do ta fitonin ate me rezultat edhe me te thelle, 31-13.
Ne kete menyre, me 33 pike diference ne fund te gjysmes se takimit, shanset per te reaguar per djemte e drejtuar nga trajneri Bekteshi kane qene shume te pakta, madje diferenca eshte thelluar edhe me shume ne perioden e trete kur Apolonia fiton serish 22-9.
10 minuteshi i fundit ka qene thjesht formal dhe ai eshte fituar nga Vllaznia 13-11, por kjo nuk ka mjaftuar per asgje sepse skuadra shkodrane ka pesuar nje tjeter humbje me shifra te thella. E sotmja ka qene e gjashta rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura dhe situata rreth tij vazhdon te agravohet gjithnje e me shume./SHKODRA-SPORT.COM/