Barcelona ka hyrë thellë në borxhe, por ende po vazhdon me transferime spektakolare dhe skuadra është forcuar shumë këtë verë me ardhjen e Roberto Leëandoëski, Raphinha, Franck Kessie, Andres Christensen dhe Jules Kounde.
Ka shumë gjasa që një tjetër fytyrë e re të mbërrijë në Camp Nou deri në fund të këtij afati kalimtar, Barcelona po përgatit një bom.bë të vërtetë. Ata do të përpiqen të rikthejnë Lionel Messin.
Xavi Hernandez do të donte ta shihte Leon përsëri në fanellën e Barcelonës. Presidenti Joan Laporta është gati të përmbushë dëshirën e tij. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që Messi të veshë sërish fanellën e Barcelonës. Nuk do të jetë e lehtë, por me strategjinë e duhur mund ta bëjmë,” tha Laporta në një intervistë për CBS.
Ai shpjegoi se ishte i detyruar ta linte Messin të largohej në verën e vitit 2021. “Bëra atë që duhej. E vendosa klubin para të gjithëve. E njoh Messin që i vogël, e dua dhe ndjej një detyrim moral ndaj tij. Dëshira është ta rikthejmë. Ne kemi një plan Ne e duam atë atje. Klubi e do Leon, tifozët e duan Leon dhe unë do të bëj gjithçka që ai të veshë sërish fanellën e Barcelonës”, tha Laporta.