Vllaznia rrezikon të ngelet jashtë Kupave të Europës nga kampionati. Skuadra shkodrane që tani drejtohet nga Elvis Plori renditet në vendin e 4-të me 39 pikë, 4 pikë më pak se Kukësi i vendit të 3-të. Tashmë te Vllaznia kanë “piketuar” Kupën e Shqipërisë dhe në gjysmëfinale do të përballen me Partizanin.

Ndeshja e parë do të luhet më datë 30 mars e përmes një postimi në faqen zyrtare, skuadra shkodrane shkruan se kanë si mision të fitojnë Kupën për të dytë radhazi. Vitin e kaluar, Vllaznia fitoi këtë kompeticion, ndërsa tani duan ta fitojnë për herë të dytë, gjë që nuk e kanë bërë asnjëherë më parë në historinë e tyre.

Postimi i Vllaznisë:

RIKTHEHET KUPA E SHQIPËRISË

Më 30 mars do të nisin sfidat e turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë dhe Vllaznia do të luajë sfidën e parë ndaj Partizanit.

Me misionin e qartë për të vijuar rrugën e saj drejt fitimit për të dytën herë rradhazi të këtij trofeu. Si asnjëherë më parë në historinë e saj…