Vllaznia është rikthyer në ditën e djeshme në stërvitje. Shkodranët zhvilluan seancën e parë stërvitore për këtë vit, ndërsa të dielën iu bashkohet edhe trajneri Mirsad Jonuz për t’u nisur më pas drejt Ohrit për të kryer fazën përgatitore.
Kuqeblutë ende nuk janë të plotë ndërsa presin me padurim rikthimin e brazilianit Hygor. Mesfushori është larguar prej shumë kohësh për arsye familjare në vendlindjen e tij, megjithatë pritet që lojtari të kthehet më 15 janar.
Një fakt pozitiv për Vllazninë pasi Hygor ka dhënë sinjale se është një futbollist cilësor. Sakaq, në grupin e shkodranëve ka edhe nga ata që nuk kanë bindur stafin dhe pritet që me merkaton e janarit të largohen.
Bëhet fjalë për Emerson, Uenderson apo Rsitevski. Lojtarë të cilët u afruan me bujë në verë por për arsye të ndryshme nuk shfaqen më të mirën. /VipSport/