Në prag të ndeshjes se neserme me Flamurtarin, klubi shkodran ka bërë publik edhe afrimin më të fundit të tij, pikërisht të portierit maqedonas Andreja Efremov. Forma jo e mirë që po kalon Sherri, ka detyruar drejtuesit e klubit të ndërhyjnë sërish në merkato dhe duke shfrytëzuar edhe mundësinë për të federuar ndonjë lojtar me ekipin “Vllaznia B”, e kanë bërë këtë gjë në limitet kohore duke marrë portierin në fjalë.

Efremov është një portier me shumë eksperiencë dhe ka qenë vazhdimisht kontigjent I ekipeve kombëtare të Maqedonisë ndërkohë që tashmë do të mundohet të bëjë më të mirën për Vllazninë duke siguruar portën e saj.

Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia per kete afrim:

“KF Vllaznia bën të ditur se prej disa ditësh ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratë edhe me portierin maqedonas Adreja Efremov. Mbrëmjen e së premtes portieri në fjalë është bërë pjesë e listës së federimit të ekipit “B” dhe sipas rregulloreve përkatëse të FSHF-së, do të jetë në dispozicion të stafit teknik të ekipeve tona për ndeshjet e ardhshme.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen portierit Andreja Efremov dhe shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për ngjyrat kuqeblu”.