Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia projekton sërish stërvitje jashtë vendit para startit të sezonit të ri

Vllaznia projekton sërish stërvitje jashtë vendit para startit të sezonit të ri

Vllaznia pas 10 ditesh pushimi do te rikthehet ne fushe te henen e ardhshme per te filluar me pergatitjet per sezonin e ri futbollistik.

Skuadra fillimisht do te stervitet ne Shkoder per nje jave, periudhe kjo qe do t’i sherbeje edhe per kompletimin e saj me lojtaret qe mendohet te vijne nga merkatoja.

Nderkohe nga data 14-15 gusht pritet qe kuqeblute te lene Shkodren dhe Shqiperine sepse pjesen me intensive te pergatitjeve per sezonin e ri do ta zhvillojne serish ne nje kamping jashte vendit.

Ende nuk eshte e qarte nese Vllaznia do te zgjedhe perseri Zllatiborin ne Serbi, aty ku ishin edhe ne qershor, apo ndonje kamping tjeter ne Slloveni, Austri apo ndonje vend tjeter.

E rendesishme mbi te gjitha eshte qe ekipi te shkoje ne kete faze i plotesuar me lojtaret e duhur dhe synimet jane qe gjate 10 diteve te qendrimit jashte vendit, te zhvillojne edhe 2-3 miqesore te tjera qe do ta ndihmojne stafin teknik per konsolidimin e formacionit./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments