Periudha e transfertave te lojtareve po shfrytezohet edhe nga ekipi kampion ne fuqi i vendit dhe po ashtu, edhe pretendenti kryesor per fitimin edhe te titullit te sivjetem, pikerisht Vllaznia, per t’u perforcuar me te tjera futbolliste cilesore.
Ne pamje te pare duket e panevojshme te shpenzosh perderisa ekipi eshte i shkeputur pese pike nga skuadra e vendit te dyte, megjithate presidenti Matija nuk ka qendruar ne vend dhe ka firmosur me nje lojtare me shume perspektive.
Behet fjale per 18 vjeçaren Jehona Shala, e cila ka qene pjese e ekipit Liria e Prizrenit me te cilin eshte shquar per lojerat e saj por mbi te gjitha per golat e shume qe ka shenuar. Ajo luan ne sulm dhe tek Vllaznia ka ardhur per te zevendesuar amerikanen Amanda Doyle te ciles i ka perfunduar kontrata me ekipin shkodran.
Ne nje prononcim per “Shkodra Sport”, presidenti Lazer Matija ka folur me gjeresisht ne lidhje me kete lojtare qe sapo eshte veshur kuqeblu, e cila njekohesisht eshte edhe pjese e kombetares se Kosoves, teksa ka thene:
“Ju bej te ditur se kemi firmosur me lojtaren Jehona Shala e cila eshte sulmuese dhe premton shume per te ardhmen. Fakti qe kemi marre nje 18 vjeçare qe premton shume, tregon se synimet tona nuk jane per te forcuar skuadren me lojtare te momentit por edhe per te ardhmen”.
www.shkodrasport.com