Tirana ka hedhur një hap të gabuar në “Arena Egnatia”, duke barazuar me rezultatin 2-2 kundër Bylisit. Ky rezultat, i heq kryesimin bardhebluve një javë para mbylljes së kampionatit, aty ku Partizani është ngjitur në krye.

Dy golat e Hilës, nuk i kanë mjaftuar skuadrës së Shehit për të marrë pikët e plota ndërkohë që Danladi dhe Adili kanë barazuar rezultatin 2 herë për ballshiotët.

Gjithccka sa i përket titullit, do të vendoset javën e fundit me Tiranën që luan ndaj Erzenit në Durrës, teksa Partizani pret në shtëpi Teutën.

TIRANA-BYLIS 2-2

22′, 53′ Hila / 26′ Danladi, 80′ (p) Adili