Kastrioti është mposhtur me rezultatin 1-4 nga Partizani në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.

Sfida u zhbllokua nga Greca në minutën e 9′ teksa në të 39′ Rrapaj riktheu baraspeshën. Në fund të pjesës së parë Da Silva përmbysi shifrat.

Në pjesën e dytë Partizani shënoi edhe dy gola të tjerë me Da Silvën dhe Muratajn. Gjithashtu shënoi edhe Sota, por goli u anulua nga VAR-i. Partizani mori kreun pas barazimit 2-2 të Tiranës dhe Bylisit.

KASTRIOTI 1-4 PARTIZANI

9′ Greca/ 39′ Rrapaj, 45′, 63 Da Silva, 58′ Murataj