Pavaresisht perpjekjeve, Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk po ia del dot te kaloje momentin e veshtire qe ka ne kampionat. Pasditen e sotme ajo eshte mundur edhe ne Durres ndaj Teutes ne shifrat 99-77.

Kjo eshte humbja e dhjete per ekipin shkodran ne njembedhjete ndeshje te luajtura dhe per rrjedhoje ai vazhdon te mbaje serish vendin e fundit ne renditje, duke e veshtiresuar edhe me shume poziten ne renditje.

Ndeshja ne fakt per gati 30 minuta ka qene e barabarte. Perioda e pare eshte mbyllur ne shifrat 23-20 per vendasit nderkohe qe dy ekipet kane shkuar ne pushimin e takimin me rezultatin 45-43 po per Teuten.

Ne te treten nderkohe per here te pare Vllaznia arriti te kalonte ne avantazh por ai nuk ka zgjatur shume. Dy- tre gabime njeri pas tjetrit te basketbollisteve te Vllaznise bejne qe Teuta te perfitoje dhe ajo e mbyll perioden e trete ne shifrat 75-64.

Perioda e fundit nuk do te sherbente per asgje dhe durrsaket thellojne edhe me shume avantazhin duke fituar ne fund me rezultatin 99-77. Ajo qe te ben pershtypje eshte se Vllaznia per gati 30 minuta luan e barabarte por ne fund leshon terren dhe e peson.

Javen e ardhshme nderkohe ajo do te prese ne Shkoder ekipin rival te saj Kamzen ndaj te cilet padyshim qe duhet fituar me çdo kusht sepse vetem ne kete menyre mund te shpresohet per qendrim ne kategori.
© shkodrasport.com