Ndonëse pritej vendi i parë dhe medalja e artë, atleti shkodran Izmir Smajlaj nuk ia ka dalë të shpallet kampion Ballkani duke mos perseritur sukseset e viteve te fundit.

Në garat e zhvilluara pasditen e sotme në Stamboll të Turqisë Smajlaj ka kërcyer 7.72 metra dhe me këtë rezultat është renditur i dyti duke merituar kësisoj medaljen e argjendtë.

Duhet thënë se atleti i kombëtares shqiptare nuk ka patur performancën e tij më të mirë dhe kësisoj nuk ka arritur dot vendi i parë. Kercimi i tij me 7.72 m kuptohet qe eshte shume larg rekordit te tij te vendosur para dy vitesh ne Beograd.

Megjithatë dhe vendi i dytë është sukses. Në këtë mënyrë bashkë me Burrajn janë dy shkodranë që i kanë dhënë dy medalje Shqipërisë në këtë kampionat Ballkanik ndërkohë që Luiza Gega i ka dhënë të artën vendit tonë.