Vllaznia ne basketboll per meshkuj e ka shfrytezuar nderprerjen e kampionatit per te zhvilluar nje ndeshje miqesore pasditen e sotme. Per kete arsye, ajo eshte perballur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me ekipin e Bashkimit te Prizrenit.
Ndeshja ka qene e bukur dhe ka dhuruar emocione, ndonese duhet thene se te pranishmit ne kete ndeshje kane qene shume te pakte. Ekipi shkodran e nisi mire ndeshjen duke udhehequr qe ne fillim por perioda e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 22-22.
Ky rivalitet do te vazhdonte edhe ne tre periodat e tjera, por ne fund ka qene Vllaznia e cila eshte treguar me e e sakte duke e fituar kete ndeshje me rezultatin 104-97.
Nje ndeshje e tille i ka sherbyer mjaft trajnerit Milatoviç sepse ka pare edhe njehere ne fushe skuadren e tij ne prag te ndeshjeve te rradhes te Liges Unike dhe te kampionatit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/