Seria e ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka nisur pasditen e sotme. Takimi i parë është luajtur në sallën sportive të Kamzës në mes ekipit vendas Kamza Basket dhe atij të Vllaznisë. Rezultati përfundimtar i tij ka qenë 90-76 për vendasit që në këtë mënyrë e kanë nisur me fitore serinë e finaleve. Takimi është dominuar gjatë gjithë kohës nga djemtë e drejtuar nga trajneri Adem Muhametaj të cilët në këtë mënyrë kanë arritur që në fund të tij ta fitojnë atë me 14 pikë epërsi. Tashmë çdo gjë ka përfunduar sa i takon kësaj ndeshjes së parë.


Duhet pritur padyshim takimi i dytë, ai që do të luhet në Shkodër ditën e premte në orën 19.00. Pallati i sportit “Qazim Dervishi” me siguri që do të jetë i tejmbushur sërish me tifozë por kuptohet që edhe skuadra e Vllaznisë duhet të tregojë tjetër grintë loje dhe tjetër saktësi në ekzekutimin e saj. Paraqitja e sotme lë vënd për shumë korigjime por në fakt ato janë vazhdimësi e gabimeve t vërejtura në disa prej takimeve të fundit.Ndeshja e dytë e të premtes natyrisht që duhet të sjellë fitoren e basketbollistëve shkodranë për të shpresuar pastaj deri në fund për të tjerë suksese që do ta çonin ekipin drejt titullit kampion sepse në fakt për të qenë i tillë është krijuar ai.
www.shkodrasport.com