Vllaznia U21 vazhdon serine e fitoreve ne kampionat dhe pasditen e sotme ka shpartalluar Tiranen me rezultatin 5-2 ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ka qene kapiteni Sekja ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 9-te te ndeshjes, por ne minuten e 31-te ka qene Brdariç qe ka shenuar autogol duke barazuar shifrat.

Kjo do te zgjaste vetem pak minuta sepse Ivziku ne minuten e 38-te do te shenonte edhe golin e dyte per Vllaznia U21 qe e mbyll ne avantazh pjesen e pare te ndeshjes.

Ne fillimin e se dytes eshte mbrojtesi Shema qe ka shenuar golin e trete per ekipin shkodran, por Tirana mundohet te rezistoje dhe ngushton serish shifrat me ane te Aliajt dy minuta me vone.

Por vetem kaq. Ne skene do te dilte sulmuesi Çoba qe do te shenonte dy gola njeri pas tjetrit ne minutat 81 dhe 85 duke kompletuar kesisoj fitoren e thelle 5-2 te Vllaznia U21.

Me kete fitore ajo do te ngjitej ne kuoten e 45 pikeve duke qene me pike te barabarta me Bylis dhe Laçin ne krye te renditjes, me ndryshimin e vetem se ballshiotet kane nje ndeshje me pak te luajtur.

Vllaznia-Tirana 5-2
Shënues: Sekja 9’, Ivziku 38’, Shema 51’, Çoba 81’, 85’/ Brdariç (autogol) 31, Aliaj 53’