Entuziazmi i fitores së dytë radhazi në derbi pas një ndeshjeje thuajse perfekte mbaroi dje te Partizani. Të kuqtë janë kthyer në fushë dhe kanë nisur përgatitjet e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë, e cila ka rezultuar të jetë një “mace e zezë” për të kuqtë të paktën në dy sezonet e fundit.

Fitorja e vetme e Partizanit në kaq kohë është ndeshja e parë e këtij edicioni në Shkodër, ku të kuqtë triumfuan me përmbysje.

Gjatë ditës së djeshme lojtarët titullarë u vunë nën urdhrat e Kolelës dhe u angazhuan me lojëra, pa ngarkesa të mëdha fizike. Në fazën e parë të seancës, pjesa tjetër e skuadrës u angazhua në palestër me ushtrime force, si pjesë e misionit për të qenë gati të shtunën në orën 17:00 në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë për kampionat.

Fatmirësisht të kuqtë nuk kanë asnjë pezullim para kësaj ndeshjeje, nderkohe qe dy lojtare kane shqetesime te vogla demtimesh, pikerisht Hadroj dhe Matondo, por me siguri deri te shtunen ata do te jene te gatshem per te luajtur.