Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia- Skënderbeu, ja kush arbitron sot në "Loro Boriçi"

Vllaznia- Skënderbeu, ja kush arbitron sot në “Loro Boriçi”

Ndeshja Vllaznia- Skënderbeu që do të luhet sot në orën 14.00 ka një rëndësi të madhe sidomos për ekipin e Vllaznisë.

Gjithmonë në ndeshje të tilla ka rëndësi edhe fakti se kush do të arbitrojë. Federata Shqiptare e Futbollit mësohet të ketë caktuar Kridens Metën për të qenë arbitri i kësaj sfide.

Ndihmësa të tij do të jenë Nertil Bregasi po nga Tirana dhe Enea Pashaj nga Patosi.

Arbitër i katërt do të jetë tiranasi tjetër Orlando Kuka.

Sakaq, vëzhgues i takimit është durraku Fatmir Tare ndërsa delegat i FSHF-së, Marjus Sulejmani.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments