Vllaznia nuk ka arritur te fitoje dot ndaj Dinamos ne ndeshjen miqesore te luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Gjorgji Kyçyku” te Pogradecit. Takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.

Ne pjesen e pare ka qene Vllaznia ajo qe ka kaluar e para ne avantazh. Pas nje krosimi te bukur nga e djathte, Ardit Hoxhaj ka kercyer me koke duke e derguar topin ne rrjete dhe duke shenuar nje gol shume te bukur. Pjesa e pare e miqesores eshte mbyllur ne avantazh te kuqebluve 1-0.

Ne te dyten, trajneri Josa ka kryer disa ndryshime nderkohe qe ne minuten e 55-te Shehi ka penguar ne menyre te parregullt brenda zones nje futbollist te Dinamos dhe arbitri i takimit ka akorduar 11-metersh. Nga pika e bardhe, Denisson eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete.

Me pas, Vllaznia eshte perpjekur per te shenuar por nuk ia ka dale dot dhe ne kete menyre, i gjithe takimi miqesor ndaj Dinamos i luajtur pasditen e sotme ne Pogradec eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1/

Formacioni i Vllaznisë në miqësoren ndaj Dinamos: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahija, Hakaj, Boshnjaku, Marku, Jonuzi, A.Hoxhaj, Latifi, Kaina. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Kruja, Vulaj, Heriç etj.