Vllaznia do të udhëtojë ditën e sotme drejt Durrësit, aty ku do të luajë kundër Teutës për javën e dytë të kampionatit të femrave. Kjo ndeshje pritet të jetë një takim i fortë, teksa në ndeshjet e javës së parë, të dy skuadrat kanë fituar me goleada, duke u gjendur në kuotën e tre pikëve në kampionat.
Megjithatë, kjo përballje pritet të prodhojë shumë gola dhe lojë të fortë, teksa krahas rëndësisë së kampionatit, për Vllazninë, kjo ndeshje është edhe si një test i fundit përpara sfidës me Realin e Madridit. Kjo përballje do të jetë ndeshja e parë në fazën e grupeve në UEFA Women Champions League për shkodranet.
Megjithate mesohet se trajneri Nikolin Leka nuk i ka marre me vete te gjitha lojtaret, sepse nje pjese e titullareve do te vazhdojne stervitjen ne Shkoder.
Teuta-Vllaznia do të luhet ditën e sotme në Durrës, duke nisur nga ora 13:00, teksa edhe FSHF nga ana e saj e ka vlerësuar si të rëndësishme këtë ndeshje, pasi ka vendosur gjyqtare të kësaj përballje, një emër të njohur të arbitrimit të femrave, por jo vetëm, siç është Emanuela Rusta.
Maringlen ZHIVANI