Sulmuesi i Kombetares Myrto Uzuni i shkoi shumë pranë golin në duelin ndaj Italisë. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “TV Klan”, talenti beratas ndër të tjera u shpreh:

“Ishim përqendruar maksimalisht. Kur luan kundër kampionëve ndëshkohesh shumë shpejt. Duhet të bënim më mirë. Duhet të luajmë për ekipin, kishim shumë raste ku mund të pasonim dhe të kënaqnim edhe tifozët me një rezultat të mirë. Dua t’i falenderojmë tifozët ishin të shumtë në numër.

Në pjesën e parë ishte e vështirë, sepse po luanim me topa të gjatë. Në pjesën e dytë kishim më shumë hapësira dhe dola në lojën time që di të bëj më mirë, të krijoj raste.

Jemi një brez shumë i mirë në kombëtare, por duhet të tregohemi më shumë altruistë dhe të japim më shumë për fanellën. Me këtë grup mund të arrijmë shumë lartë. Ndeshjet e Kombëtares gjithmonë janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Uzuni.