Sabien Lilaj do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike përsëri jashtë Kategorisë Superiore. Mesfushori është prezantuar sot zyrtarisht si përforcimi i skuadrës së Prishtinës, e cila nis edicionin me ambicie të mëdha për titull duke përforcuar radhët e saj me një lojtar kaq cilësor.

Nëpërmjet rrjeteve sociale ka qenë vetë klubi bardheblu që ka njoftuar për firmën me lojtarin i cili kishte gjatur akordin që disa ditë më parë. Nga shifrat e perfolura te kontrates se tij prej 83 mije eurosh ne sezon, Lilaj behet futbollisti me i shtrenjte i Kosoves ne 30 vitet e fundit.

“Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë Superiore. Futbollist me pak klube. Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).

Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë!”, shkruante klubi i Prishtinës në faqen e vet në Facebook, postim që shoqërohej me shtrëngimin e duarve dhe foton me fanellën e re të 31-vjeçarit. /newsport/