Arbitri i FIFA-s, Enea Jorgji, nuk ka qenë në asnjë nga ndeshjet e javës së katërt të Kategorisë Superiore.

Sektori i gjykimit në FSHF ka marrë një masë penalizuese ndaj elbasanasit për shkak të gabimit që bëri në ndeshjen e javës së tretë, Vllaznia-Tirana 0-2, ku nuk akordoi një penallti neto në favor të shkodranëve.

Gjasat janë që Jorgji të jetë pushim edhe për të paktën një javë, e më pas të rikthehet normalisht në gjykim.

Vllaznia u ankua publikisht per kete arbjter dhe denimi i tij ka qene mese i drejte per vendimet qe mori ne perballjen me Tiranen.