Perveç amerikaneve, drejtuesit e basketbollit te Vllaznise nuk kane hequr vemendjen as nga elementet e rinj shkodrane.

Njeri prej tyre eshte 17 vjeçari Elian Memçaj i cili do te jete pjese e skuadres ne sezonin e ri. Kemi te bejme me nje element cilesor i cili eshte edhe pjese e kombetares U18.

Lajmin per firmosjen e kontrates me kete lojtar e ka bere te ditur vete shoqata e basketbollit te Vllaznise permes nje postimi ne faqen e saj ku shkruan:

“Elian Memçaj, 17-vjeçari shkodran, pjesë e ekipit kombëtar i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit të parë të Kamzës si dhe U-18 duke u shpallur kampion kombëtar me këto të fundit, ka pranuar ofertën e Klubit të Basketbollit Vllaznia për tu veshur kuqeblu në sezonin 2019 – 2020.

Talenti shkodran pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm jo vetëm për ekipin e parë, por edhe për ekipin U-18 të Akademisë se Basketbollit të Vllaznisë.

Klubi i Basketbollit Vllaznia është i vendosur që të përkrah në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin e talenteve në sportin e basketbollit”.