Vllaznia do te luaje mbremjen e sotme nje ndeshje miqesore. Perballe saj ne oren 20.00 do te jete ekipi kampion i Malit te Zi, Buduçnost dhe ndeshja do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se ne fushe do te jene lojtaret kuqeblu te cilet nuk kane luajtur para dy ditesh ne Belfast ndaj Linfield dhe kjo eshte mese normale.
Trajneri Memelli mori disa sinjale pozitive nga ndonje prej lojtareve qe aktivizoi ne pjesen e dyte te kesaj ndeshje te vlefshme per “UEFA Europa Conference League” dhe nese ata vazhdojne paraqitjen e mire edhe sot ndaj malazezeve, nuk eshte çudi t’i besohet nje vend titullari te enjten e ardhshme ne ndeshjen e kthimit ndaj irlandezo- verioreve.
Nderkohe klubi shkodran njekohesisht ka bere te ditur se hyrja e tifozeve ne stadium per miqesoren e sotme ndaj Buduçnost do te jete e lire./SHKODRA-SPORT.COM/