Kuqeblute do te zbresin serish sot ne fushen e lojes. Kete here per miqesoren ndaj Skenderbeut e cila eshte planifikuar te luhet pasdite ne oren 19.00 ne stadiumin e qytetit te Korçes, miqesore qe pritet me interes ne te dy kampet.
Tek Vllaznia kuptohet qe interesi eshte me i madh sepse vetem gjashte dite me vone ata do te zhvillojne edhe ndeshjen e pare zyrtare te sezonit te ri, ate te kampionatit ndaj Erzenit e cila do te luhet ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.
Si rrjedhoje sfida e sotme ndaj korçareve mund te konsiderohet ‘prova gjenerale” e skudres shkodrane nga qe cila do te mesohet me shume ne lidhje me formacionin e mundshem per ndeshjen e ardhshme, skemen e lojes dhe gjera te tjera.
Me interes mbetet per t’u pare edhe nese blerja e fundit e saj, Esat Mala, do ta nise nga fillimi apo jo kete miqesore dhe nese ndodh keshtu, ne cilin pozicion do te luaje ngaqe futbollisti kosovar mundet te adaptohet ne pozicione te ndryshme ne fushen e lojes.
Per te gjitha keto arsye, miqesorja e sotme ndaj Skenderbeut ka shume interes te Vllaznia dhe po ashtu edhe tek tifozet e saj te shumte te cilet presin nje skuader te forte e cila duhet te jete pretendente per fitimin e trofeve ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/