Gjatë ditëve të qëndrimit në Pogradec me blutë u bashkua edhe një futbollist i ri brazilian.

Ai ishte 20 vjeç dhe luante në mbrojtje, por nuk e ka kaluar dot provën dhe është larguar nga Dinamo.

Gjatë kësaj periudhe te skuadra kryeqytetase ka pasur shumë lëvizje në hyrje dhe në dalje. Trajneri Dede dhe stafi i tij kanë parë shumë futbollistë dhe kuptohet që jo të gjithë kanë bindur.

Ata që nuk kanë treguar nivel për Dinamon, janë kthyer mbrapsht. I tillë është edhe rasti i të riut brazilian.