Ekipi i Vllaznisë ka mbyllur ditën e djeshme përgatitjet e saj 10-ditore në Ulqin dhe është rikthyer në Shkodër.Forma e futbollistëve në prag të finales së Superkupës duket shumë e mirë, por për ta testuar sërish atë, skuadra do të zhvillojë ditën esotme në orën 14:00 në fushën ”Reshit Rusi”, një tjetër test miqësor, këtë herë ndaj Veleçikut.

Një provë gjenerale për kuqeblutë para finales së Superkupës ndaj Tiranës. Në këtë takim tekniku Josa do të shikojë mëmirë edhe 11-shen e parë që pritet të hedhë në fushën elojës ndaj Tiranës, ndeshje e cila do të zhvillohet më 7 dhjetor.

Ndeshja e sotme do t’i sherbeje stafit teknik per te kolauduar edhe njehere formacionin me te cilin do te luaje te enjten e ardhshme ndaj bardhebluve dhe per te pare edhe vendosjen e skuadres ne fushen e lojes.

Kuptohet qe niveli i kundershtarit nuk eshte i tille qe mund te te vere ne prove serioze, megjithate kjo miqesore pritet t’ia arrije qellimit per te cilin do te luhet.