Vllaznia në basketboll per meshkuj do të rikthehet të luajë sot ndeshjen e saj të parë zyrtare për këtë vit ndaj Partizanit ne ‘Qazim Dervishi’. Situata te kuqeblutë e koshit duket se pak nga pak I eshte rikthyer normalitetit, teksa drejtimin e skuadrës e ka marrë Bledar Gjecaj, një trajner që e njeh mjaft mirë ambientin.

Një takim që pritet me interes per t’u shikuar edhe vijueshmeria që skuadra e basketbolllit do të ketë, tashmë edhe pas largimit të presidentit Alban Xhaferi. Po ashtu, edhe Partizani padyshim që do të tentojë fitoren, por në fakt, edhe Vllaznia nga ana e saj ka objektiv vetem fitoren per t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

Ecuria e deritanishme në fakt ka qenë mese e dobët e skuadrës dhe këtë e tregon më së miri fakti që skuadra ka pësuar disa humbje rradhazi, por ndryshimi i trajnerit Gjecaj ka sjellë një klimë disi më ndryshe në rradhët e basketbollistëve.

Trajneri Gjecaj u ka dhënë besim të gjithë lojtarëve dhe prandaj pritet që secili prej tyre të japë maksimumin për ta mundur Partizanin.

Padyshim që kerkohet edhe mbështetja e tifozëve shkodranë qe mund të jenë një element më shumë në këtë drejtim, por mbi të gjitha detyrën kryesore e kanë basketbollistët në fushë. Takimi Vllaznia-Partizani luhet sot ne pallatin e sportit ‘Qazim Dervishi, duke nisur nga ora 18:00.
Maringlen ZHIVANI