Po flitet shume kohet e fundit per te dhe natyrisht qe eshte ne qender te vemendjes. Sulmuesi 21 vjeçar Mehdi Çoba nuk ka patur hapesirat e duhura tek ekipi i pare i Vllaznise dhe kjo ka bere qe emri i tij te lakohet ne lajmet e merkatos se janarit.
Me se shumti, eshte Teuta qe ka shfaqur interes per kete lojtar dhe nje gje te tille e ka pranuar vete ai por edhe drejtuesit e Vllaznise, megjithate deri ne vere eshte e sigurte se sulmuesi nuk do largohet nga Shkodra.
Kjo periudhe perkon me fundin e kontrates dyvjeçare qe Çoba ka me Vllaznine dhe per kete arsye, me mbarimin e ketij sezoni, ai do te jete nje futbollist i lire.
Por duket se ne kampin kuqeblu po mendojne edhe per kete çeshtje. Drejtori sportiv Djarmati ne nje interviste te publikuar sot ne media, ka bere te ditur se kane filluar negociatat me Çoben per rinovimin e kontrates.
Por a do te pranoje lojtari? Kjo mbetet per t’u pare. Keto 5 muajt e pare te ketij viti jane shume te rendesishem jo vetem per te, por edhe per Vllaznine dhe si rrjedhoje gjithçka mund te ndodhe./SHKODRA-SPORT.COM/