Tjeter sukses per taekondistet e Vllaznise. Ne garat e Kupes se Shqiperise te zhvilluara diten e djeshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ato kane arritur disa rezultate pozitive duke u ngjitur ne podium me te gjitha grupmoshat.
Megjithate ekipi shkodran me se shumti e ka fituar “trofeun” e tij me numrin shume te madh te sportisteve me te cilet eshte perfaqesuar ne kete aktivitet, plot 104! Ne total kane marre pjese 20 ekipe me rreth 400 sportistë.
Vllaznia taekondo eshte shpallur fitues i Kupes se Shqiperise me femijet, ka zene vendin e dyte me paraterinjte, si dhe vend te trete me te rinjte dhe te rriturit.
Ne total taekondistet shkodrane kane zene 23 vend të para, 25 vend të dyta dhe 39 vende te treta. Nderkohe sportistja Ajris Sula e ekipit tonë shpallet sportistja më e mirë për fëmijë në këtë aktivitet.
Vende te para kane zene keto sportiste:
Ne kategorine femije C:
Ersa Lika -21 kg, Amri Peqini -23 kg, Irsa Coka -23 kg, Halisa Abdall -33 kg, Belkisa Nushi -36 kg.
Ne kategorine femije B:
Luar Hoti -29 kg, Ajris Sula -31 kg, Xhesina Lekaj -36 kg, Xhesina Lekaj -36 kg, Arsejda Rranxi -40 kg, Rohan Hasani +40 kg.
Ne Kategorine Fëmijë A:
Xhozef Delija -31 kg, Bertan Çeliku -40 kg, Ema Ymeri -44 kg dhe Aldin Draga +48 kg.
Ne kategorine paraterinj:
Menida Meta -41 kg, Edrit Coka -45 kg
Ne kategorine te rinj:
Aron Duka -48 kg, Isra Meta -49 kg, Irsa Osmanagiq -63 kg
Ne kategorine te rritur:
Enisa Shabaj -53 kg, Esad Malaj -63 kg, Nejla Uruçi -73 kg
Te gjithe keto rezultate jane nje merite e punes se gjithe stafit te trajnereve duke filluar nga tryetrajneri Elion Puka dhe gjithe te tjeret, Neriman Puka, Nikolin Perzefi Perzefi, Blerta Perzefi, Irsa Osmanagiq, Selma Uruçi, Enisa Shabaj, Neual Uruçi, Muhamed Dyli, Rejan Dyli, Edri Hoti, Edrit Çoka, Hysen Kermeshtna (Ziku), Lindi Dervishi, Learta Trushi, Sajmir Trushi, Albert Puka, Elsameda Çinarja, Sokol Xhabija, Edison Kraja, Bilal Puka, Gëzim Ferhati./SHKODRA-SPORT.COM/