Kundërshtari i mëhershëm i Vllaznisë, Siroki Brijeg ka larguar pas dy vitesh trajnerin Toni Karaçiç. Boshnjakët nuk janë bindur nga performanca e skuadrës në Conference League, duke larguar kështu trajnerin dhe stafin e tij.

Siroki Brijeg ishte kundërshtar i Vllaznisë në turin e parë të Conference League, teksa shkodranët bënë një kthim fantastik të rezultatit në “Loro Boriçi”, duke eleminuar kundërshtarët paçka humbjes së parë 1-3.

Por eliminimi nuk ka qene shkaku i vetem. Edhe nisja e sezonit në Bosnjë nuk ka qene e mire per ekipin dhe tre barazimet i kanë vënë vulën të ardhmes së trajnerit që është shkarkuar.

Padyshim qe kjo eshte nje goditje per kete ekip i cili ka qene pjesmarres i rregullt i Kupave te Europes ne gjithe keto vitet e fundit.