Dite pushimi por edhe feste te Vllaznia. Gjate ketyre diteve qe kuqeblute jane ende pa iu rikthyer fushes se stervitjes, pjestare te tyre kane patur mundesi te shijojne pushimet dhe jo vetem.

Shume prej tyre kane shkuar ne plazh, ndonjetjeter si per shembull kapiteni Gurishta e ka shfrytezuar per te shpallur fejesen, por nderkohe dita e sotme ka qene e veçante per zevendestrajnerin Elvis Plori.

Ai ka ditelindjen, feston 43 vjetorin e lindjes dhe kete ngjarje te shenuar do ta festoje vetem me familjaret e tij.

Por kuptohet qe pijet dhe embelsirat, ashtu si dhe Gurishta, duhet t’i bejne gati per te henen kur te filloje stervitja sepse shoket e ekipit dhe te stafit teknik jane duke pritur qerasjet e tyre.

Edhe klubi Vllaznia ia ka uruar ditelindjen Plorit e ne kete mori urimesh perfshihet edhe gazeta “Shkodra Sport” qe i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!