Superliga shqiptare vlen 35.33 milionë euro, kjo në bazë të shifrave që lojtarët vlerësohen në transfermarkt. Skuadra me lojtarët më të shtrenjtë është Tirana, që me afrimet e fundit në merkato rimer kreun me 4.5 milionë euro. Në vendin e dytë, me diferencë të vogël qëndron Teuta, që vlera e lojtarëve të saj kap shifrën e 4.48 milionë eurove.

Surprizon Dinamo në vendin e tretë, që me ngjitjen në Superligë dhe me afrimet e fundit ka bërë që të ngjitet mes skuadrave që vlejnë më shumë me lojtarët që kanë në përbërje. 3.95 milionë euro vlejnë lojtarët e bluve, teksa Partizani me largimin e Jurgen Bardhit zbret në vendin e katërt me 3.8 milionë euro.

Vllaznia nderkohe ka zbritur ne vendin e peste. Ajo nuk ka blere lojtare me peshe deri me tani dhe si rrjedhoje vleresohet aktualisht vetem me 3.73 milione euro.

Por te mos harrojme se “transfermarkt” ka marre per baze vleren e vetem 22 futbollisteve te Vllaznia, ndersa Partizani e Dinamo qe jane me lart ne kete renditje, kane respektivisht 25 dhe 28 lojtare.

Pas Vllaznise ne renditje vijne Kukësi, Laçi, Skënderbeu, Kastrioti dhe Egnatia. Mosha mesatare e lojtarëve në Superligë është 24.4 vjeç, 89 janë lojtarët e huaj, ndërsa në total 10 skuadrat e Superligës kanë në përbërje 263 lojtarë.