Qe prej ditesh se djeshme, ai eshte pjestari me i ri i “Basania FC”. Ergi Borshi do te drejtoje ekipin U15 te kesaj Akademie ne pjesmarrjen e saj te pare ne Kategorine Superiore dhe si rrjedhoje e ka marre me shume deshire kete projekt.

Ne nje rrefim per “Shkodra Sport”, Borshi ka shpjeguar edhe motivet qe e bene te kaloje tek “Basania” por edhe objektivat qe do te kete ne sezonin e ri.

– Ergi, dot Basania ka konfirmuar faktin qe do te punoni trajner prane saj. Cila ishte arsyeja qe pranuat kete oferte?

Po, eshte e vertete. Kemi pas nje bisede me drejtuesit e saj disa kohe me pare dhe arsyeja qe bera kete zgjedhje ishin kushtet qe ofruan per sportistat, por edhe per ne si trajnere dhe idete qe kemi per futbollin perputhen.

– Cilin ekip do te drejtoni?

Une do te drejtoj ekipin U15, i cili sivjet debuton ne Superlige per kete grupmoshe.

– Vllaznimi, nje kapitull i mbyllur per ty?

Me grupmoshat e vogla 9-11 vjeç do vazhdoje puna normalisht me aq sa kam mundesi. Do jem afer per t’i ndjekur pasi kam krijuar edhe nje afrimitet me keto femije.

– Çfare synon me Basania U15 ne sezonin e ri?

Synimi kryesor eshte edukimi dhe formimi i ketij brez si sportista dhe si njerez. Synojm qe t’i mesojme te luajme futboll, te fitojme, te humbasim dhe te mesojme nga humbja. Siç e thashe dhe me siper, nje nder pikat kyçe per te cilen rame dakort me drejtusat jane keto ide qe kemi per sportin dhe jo fitimin e trofeve e medaljeve.

– Do jeni dinjitoze ne Superlige?

Normalisht kerkojme ta perfaqesojme edhe ne futbollin shkodran ne menyren me te mire te mundshme.

– E mendoni nje eksperience pozitive kete qe sapo keni nisur me Basanian?

Sigurisht qe po. Javen qe vjen do fillojme stervitjen, po ashtu edhe seleksionimet. Mme kushtet qe na jane krijuar mendoj qe do jete nje eksperienc tejet pozitive./SHKODRA-SPORT.COM/