Vllaznia ka luajtur sot ndaj Elbasanit per Kupe duke fituar me rezultatin e thelle 8-0 nderkohe qe mesohet se stafi teknik i ka lene pushim futbollistet per kete fundjave.

Nga e hena do te nisin pergatitjet per sfiden e fundjaves me Tiranen, por nga ana tjeter mesohet se te marten do te kete nje ndeshje miqesore.

Vllaznia do te luaje ne Kamez ndaj ekipit kosovar te Drenices dhe ndeshja do te luhet ne oren 12.00.

Ka qene vete ekipi kosovar qe e ka publikuar nje lajm te tille me nje postim ne faqen e tij. Nderperjen e kampionatit ekipi i Drenices qe drejtohet nga trajneri Bledar Devolli, do ta shfrytezoje per te ardhur ne Shqiperi dhe per te zhvilluar nje ndeshje miqesore.

Vllaznia i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses per ta luajtur kete ndeshje ndonese vemendja e saj eshte e perqendruar maksimalisht tek sfida e se shtunes me Tiranen./SHKODRA-SPORT.COM/