Linda Brahja, nuk u mendua dy herë për të krijuar shumë shpejt një ekip të vajzave të policisë për të zhvilluar konkurrime të ndryshme në palestrat e shkollave. Janë vajza police, që gjithandej i shohim me bilbilin në gojë e pistoletën në brez, apo në qarkullim me makina policie.

Por që njëherë në javë, lënë gjithcka mënjanë dhe bëhen bashkë për të luajtur volejboll. Projekti “Luajmë me ju” është një projekt që synon ta shoh sportin si një faktor të rëndësishëm në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Dhe kjo bëhet e qartë në fushën e lojës, aty ku shpërthen edhe potenciali i grave dhe vajzave. Aty ku zhvillohet shpirti i skuadrës, zgjidhja e situatave, vendimmarrja e shpejtë, vetëbesimi dhe zhvillimi personal.

Projekti po zhvillohet në gjithë gjimnazet e Tiranës, por edhe instuticione të tjera publike. Mes vajzave police që luajnë volejboll, është edhe Blerta Dervishi, policja që u bë e njohur për shkak të përplasjes që pati me uniformat blu në konfliktin për pronën përpara gjimnazit Petro Nini.

Por edhe Klea Nushi, bukuroshja e uniformave blu, me sy bojëqielli e kaçurela të dendura që shpesh është kthyer në imazhin e vajzave police. Nuk është e rëndësishme për to rezultati, edhe pse ai ka anën e vet. Eshtë pikërisht, loja në komunitet dhe bashkëpunimi me gjimnazistët. Në fund fare, kjo është policia që duam./newsport/