Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia të shtunën miqësore ndaj Deçiç. Do luhet në Tuz

Vllaznia të shtunën miqësore ndaj Deçiç. Do luhet në Tuz

Vllaznia është kthyer pasditen e së mërkurës nga Mali I Zi ku zhvilloi një stërvitje 10 ditore në kampingun e Beranes. Gjatë qëndrimit atje, çdo gjë ka shkuar mirë sa I takon përgatitjeve dhe I vetmi problem ka qenë mungesa e ndeshjeve miqësore. Për këtë arsye, stafi teknik ka programuar një tjetër takim. Këtë herë do të luajë me ekipin e Deçiçit. Takimi do të luhet ditën e shtunë në stadiumin e qytetit të Tuzit.

Në këtë përballje stafi teknik I ekipit shkodran kuptohet që do të mundohet të hedhë në fushë formacionin me të cilin do të përballet javën e ardhshme për kampionat me Lushnjën. Natyrisht që kjo miqësore pritet me interes sepse I gatshëm do të jetë edhe blerja e fundit e Vllaznisë Erjon Vucaj dhe mbetet për t’u parë cili do të jetë pozicioni I tij në fushë apo dhe skema e vendosjes së skuadrës në fushë. Deri tek miqësorja me Deçiç, kuqeblutë do të zhvillojnë edhe dy seanca të tjera stërvitore në fushën sportive “Reshit Rusi”. Miqësorja e se shtunes mbase mund të jetë testi më serioz që do të tregojë edhe gjendjen aktuale të kuqebluve në prag të nisjes së sezonit të ri.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments