Te Vllaznia jane duke menduar per te tjera perforcime dhe njeri prej tyre do te jete edhe ne repartin e mbrojtjes, gjithmone nese do te rinovoje Adili sepse ne rast te kundert, do te jete e nevoshme per te bere dy afrime. Dhe me njerin duker se bisedimet kane avancuar.

Dajan Shehi, i larguar nga Skenderbeu ne fund te sezonit, tashme po kerkon nje klub te ri. Sic mesohet nga burime te “Shkodra Sport”, Vllaznia e ka piketuar ish-mbrojtesin e Skenderbeut.

25-vjecari ka bere nje gjysme te dyte pozitive ne Korce dhe ka terhequr interesin e shume skuadrave ne Kosove dhe Shqiperi, mes tyre Vllaznia dhe Laci. Shehi eshte kontaktuar nga disa prej ketyre ekipeve te interesuara, pasi mbrojtesi aktualisht eshte nje futbollist i lire.

Megjithate, mbetet per t’u pare ne vijim se kush ne mes Vllaznise dhe Lacit do ta fitoje garen per ish-mbrojtesin e Skenderbeut, Dajan Shehi, me shkodranet qe duken disi me te avancuar ne bisedimet me 25-vjecarin.
Maringlen ZHIVANI