Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia tenton goditjen e madhe, sponsori Xhaferi konfirmon bisedimet me sulmuesin e...

Vllaznia tenton goditjen e madhe, sponsori Xhaferi konfirmon bisedimet me sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Vllaznia do të tentojë të bëjë një goditje të madhe në merkaton e janarit. Dëshira e sponsorit Alban Xhaferi është pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.

Prej ditësh po qarkullojnë zëra në klub se me shtatlartin shkodran kanë nisur negociatat. “Panorama Sport” kontaktoi vetë sponsorin Xhaferi për të sqaruar gjithçka rreth Balajt.

“Po, ne kemi folur në përgjithësi me Balajn, ashtu siç kemi nisur të bisedojmë me shumë lojtarë të tjerë, në mënyrë që të bëjmë afrime cilësore në merkaton e janarit”, ka thënë shkurtimisht Xhaferi për gazetën.

Edhe pse duket si mision i pamundur që Balaj të lërë Shturm Gracin në Austri, çdo gjë mund të ndodhë në janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments