Eshte ndare mbreme nga jeta ne moshen 89 vjeçare dhe eshte percjellur sot per ne banesen e fundit nje nga njerezit qe ka punuar per vite me rradhe ne klubin e futbollit Vllaznia, pikerisht Genc Dani.

Ai ka punuar pas viteve ’90 per shume kohe ne klubin shkodran teksa ka bere aty rolin e ekonomistit, magazinierit, por edhe ka qene njeriu qe eshte marre me abonete e stadiumit dhe per rrjedhoje nuk ka tifoze te zjarrte te Vllaznise qe te mos kete patur rastin te komunikoje me te.

Genci, sidomos ne vitet kur ka qene presidenti Myftar Çela, ka qene shume aktiv ne detyren e tij te cilen e bente me shume deshire, edhe sepse ishte shume tifoz.

Aq sa ne nje ndeshje qe Vllaznia luante vite me pare ne Elbasan, ai ka pesuar nje para-infarkt ne shkallet e stadiumit sepse e perjetonte keq menyren e te berit tifozllek per skuadren e tij te zemres.

Genc Dani ka lene pas nje emer shume te mire edhe per punen e tij si mesues per shume e shume vite me rradhe. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te saj te dashur!