Menaxheri i njohur Dritan Gjyrezi ka qene sot i ftuar ne emisionin “Sport time” ne Supersport dhe i ka bere nje analize te hollesishme situates qe po kalon Vllaznia.

“Vllaznia nuk eshte me.fat ne vendin e pare, por me merite e kete e ka treguar gjate te gjitha ndeshjeve qe ka zhvilluar deri me tani si ne kampionat ashtu edhe ne kupe.

Ajo luan futboll te bukur dhe rezultativ, por me partizanin do te doja qe ajo te luante nje futboll me pak te bukur, por te marre 3 piket.

Partizani pavaresisht veshtiresive, ka nje trajner te zotin si Daja qe pavaresisht veshtiresive arriti ta beje kete skuader konkurrente.

Sa i takon Vllaznise, edhe aty merita kryesore i takon tranjerit qe po merr maksimumin nga grupi qe ka ne dispozicion. Ne janar drejtuesit mund te hyje ne merkato, por ajo ka kohe per te startuar dhe drejtuesit duhet ta mbajne mendjen tek ekipi aktual.

Frika e vetme e imja eshte nese skuadra do te kaloje ne eufori edhe ndaj Partizanit, ashtu siç i ndodhi edhe ndaj Kukesit. Jam i bindur se stafi do te kete nxjerre mesimet e duhura dhe do ta ndertoje ndryshe menyren e te luajturit kete here”- eshte shprehur Dritan Gjyrezi ne “Sport Time”.